Gjimshiti në kombëtare, e dashura i argëtohet me muzikë serbe me dikë tjetër (Video)

Ndërkohë që Berat Gjimshiti është i grumbulluar me Kombëtaren në Lihtenshtejn, që prej së hënës, e dashura e tij ka menduar të kalojë çaste argëtimi në një nga diskotekat e Zvicrës.

Modelja serbe, e quajtur Alisia ka publikuar një video në Instagram teksa shihet duke kënduar dhe duke shkëmbyer puthje me një mike të saj.

Sigurisht që edhe ajo, sot do të duhet të ulet para TV për të parë Shqipërinë ndaj Lihtenshtejnit, ose ndoshta akoma më mirë, të udhëtojë drejt Vaduzit për ta parë nga stadiumi ndeshjen e kuqezinjve dhe të të dashurit të saj./Kosovarja/

Temat
Showbiz

Të afërta