Gjermano-turku dënohet me 6 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë terroriste

Një gjykatë në Gjermani e ka dënuar me gjashtë vjet burg një 23-vjeçar me nënshtetësi të dyfishtë gjermano-turke, për pjesëmarrje në grupin terrorist, ISIS, për të luftuar në Siri.

Gjykata shtetërore në Dueseldort e ka shpallur fajtor Kerim Marc B., mbiemri i të cilit s’është bërë i ditur në bazë të ligjeve gjermane për privatësi, raporton agjencia e lajmeve DPA, përcjell Express.

I pandehuri e ka pranuar se i ishte bashkuar ISIS-it, për të luftuar për Abu Zelfikar, si dhe i është zotuar besnik liderit të grupit.

Temat
BotëLajme

Të afërta