Flaka Krelani thumbon kolegët: Çka boni mos me ju bo playback-i?” (Video)

Këngëtarja Flaka Krelani ka pak kohë që ka publikuar këngën dhe videoklipin e saj të ri “Fire”.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat, e ndërsa veçantia e saj qëndron te teksti dhe melodia, të cilët e shprehin më së miri karakterin e këngëtares.

Por mesa duket teksti i këngës ka edhe disa vargje thumbuese për disa prej kolegëve të saj, të cilët nuk janë shumë mirë me këndimin live.

Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një video ku shfaqet një pjesë e këngës, e gjersa teksti thotë: “Çka boni mos me ju bo playback-i?”.

Këto vargje duken vërtetë sfiduese për këngëtarët, të cilët në mungesë të kualitetit të lartë të zërit, këndojnë me CD.

Cka boni mos m'ju bo PLLEJBEKI 🙊 #FIRE On YouTube https://youtu.be/u3SPGP-cJh8

A video posted by Ms Zjam (@flakakrelani) on

Temat
Showbiz

Të afërta