A e dini pse u bë e famshme Era Istrefi me Bonbon?

Era Istrefi ka realizuar një intervistë ekskluzive me prestigjozen “Independent”. “Era Istrefi është një artiste mahnitëse e cila ka arritur tashmë të krahasohet për ngjajshmëri me Sia-n dhe Rihanna-n...

Era Istrefi ka realizuar një intervistë ekskluzive me prestigjozen “Independent”.

“Era Istrefi është një artiste mahnitëse e cila ka arritur tashmë të krahasohet për ngjajshmëri me Sia-n dhe Rihanna-n (ndëgjojeni dhe do ta kuptoni pse)”, kështu e fillon artikullin për këngëtaren shqiptare, revista prestigjioze, Independent.

Independent i ka kushtuar një artikull artistes shqiptare, Era Istrefit, e cila tani më po korr famë botërore, ku ndër të tjerash thotë se ajo qartazi e ka marrë epitetin e pop yllit të vërtetë, me qëndrimin dhe talentin që ka.

“Këngëtarja kosovare 22 vjeçare, ka nënshkruar me kompaninë Sony dhe ajo është vendosur të bëjë gjëra të mëdha këtë vit. Video-ja e saj “Bonbon” ka arritur pothuajse 180 milionë klikime në YouTube dhe ajo qartazi mori epitetin e yllit pop, me qëndrimin dhe talentin që ka”, shkruan Independent.

Independent ka realizuar edhe një intervistë me Era Istrefin e cila shpalosi gjëra të ndryshme për veten që nuk i kishte përmendur më parë.

Më poshtë gjeni disa pjesë nga intervista e realizuar me yllin shqiptar, Era Istrefi.

Çfarë po ndëgjon për momentin?

Atë që kam qenë duke e pritur. Albumin e ri të Frank Oceans. E adhuroj! Tingëllon eksperimentues, shpirtëror dhe i freskët.

Si ndiheni për krahasimin që ju bëhet për Rihanna-n dhe Sia-n?

Fillimisht, është një kompliment i bukur të krahasohesh me Rihannën dhe Sia-n. Më kanë thënë se kemi “tepër” ngjajshmëri mes vete dhe jam përshkruar si “fëmija i tyre i dashurisë”, në gjitha faqet e internetit, wow. Por më pas, është një sfidë e madhe! Sepse duhen nivele të arrihet ajo që ato kanë bërë me karrierën e tyre. Por më motivon të punoj çdo ditë më tepër dhe më tepër, transmeton 21Media.

Siç duket njerëzit kanë karaktere të ndryshme kur flasin ose këndojnë në gjuhë tjetër, a e ndjeni edhe ju këtë?

POOOO! Jam me të vërtetë e lumtur për këtë! Gjuhët e tjera tingëllojnë bukur dhe duhet të përfshihen në muzikë dhe në art. Nuk ishte e vështirë për mua ta kombinoj gjuhën shqipe me atë angleze sepse është gjuha e nënës dhe anglishtja është gjuha ime e dytë.

Pse mendon se nga gjithë këngët tjera e jotja ka shkaktuar “tronditje”?

Do të thoja sepse fillimisht: Unë besoj se gjërat e duhura ndodhin në momentin e duhur. Dhe së dyti, është kombinimi im i zhandreve që po mungonte në industrinë e muzikës por jam shumë e lumtur që po e jetoj këtë moment./

Temat
Showbiz

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com