Cilët janë të famshmit e estradës pa skandale?! (Video)

Nga të gjitha profesionet fusha e showbizit të ofron më shumë mundësi për të eksperimentuar e edhe për t’u ekspozuar.

Në të gjithë botën pjesë e këtij biznesi bëhen jo vetëm artistët por edhe personat e thjeshtë duke përdorur strategji të ndryshme. Formula më e shpejtë e depërtimit dhe krijimit të jehonës mediatike është skandali.

E këtë kanë filluar ta ndjekin që një kohë të gjatë edhe emrat e showbizit vendor. Por, të paktë janë ata të famshëm të cilët nuk e kanë gjetur veten asnjëherë në titujt kryesor të shkrimeve për shkak të ndonjë skandali.

Genta Ismajli është njëra nga këta emra, e cila mbi 10 vite që është e pranishme në skenë ka ditur të ruajë imazhin e saj publik. Përveç incidenteve të vogla nëpër koncerte apo veshje, ajo falë ekspresivitetit dhe energjisë së saj nuk shquhet për ndonjë skandal.

Capital T e ka pasur po të njejtin zhvillim. Përkundër reperëve të tjerë që i shohim duke përdorur një gjuhë eksplicite, apo si protagonistë të rrahjeve dhe problemeve, Trimi ka zgjedhur një rrugë tjetër për të pasur efektin që ka në publik, transmeton Kosovarja.

Elvana Gjata nuk ka përdorur asnjëherë fjalën skandal në fjalorin e saj. E pranishme për vite të tëra në skenë ajo ka pasur kujdes gjithmonë rreth imazhit dhe jetës private, përveç një lidhje të cilën e ka konfirmuar.

Lyrical Son është reperi tjetër që bën pjesë në këtë listë dhe nuk karakterizohet me një karakter që i pëlqen skandalet.

Këta janë disa nga artistët e paktë që famën e tyre e kanë arritur bazë punës e jo skandaleve. Për më shumë shikoni storien e mëposhtme të përgatitur nga Artan Telaku për emisionin Prive.

Temat
Showbiz

Të afërta