Behgjet Pacolli paralajmëron befasinë e radhës për miqtë e tij (Foto)

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, me rastin e arritjes së 450 000 ndjekësve në Facebook, ka paralajmëruar befasinë e radhës për miqtë e tij.

Pas Facebook Party, të cilën Pacolli e organizoi në shtëpinë e tij, kreu i AKR-së ka thënë se ideja e radhës do të jetë me rastin e ditës së flamurit shqiptar.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook:

“Para 10 muajsh pashë që kisha kaluar 350 000 fansa në Facebook. Dhe aty më lindi ideja që t’ju ftoj të gjithëve në shtëpinë time. Tani shoh që kam kaluar 450 000 fansa. Dua që ta dini se unë ju respektoj shumë. Ju jeni miqtë e mi me të cilët kaloj ditën. Komentet, mendimet, por edhe kritikat tuaja për mua vlejnë shumë. Me rastin e ditës së flamurit shqiptar, do të jetë edhe ideja e radhës. Faleminderit shumë, të dashur miq!”

auto-14484673-10157494716695153-3584856963055263233-n-680x4001475738709

Temat
Showbiz

Të afërta