Ambasadori serb në SHBA në telashe, tha se Putin do të bëhet sundimtar i botës

“Deklarata ambasadorit serb në SHBA Gjergj Matkoviq se ‘Putin ka ego të madh, se dëshiron të bëhet sundimtar i botës dhe se Rusia sërish ka qejf të bëhet superfuqi’, nuk është qëndrim i Serbisë”.

Kështu për gazetën “Veçernje Novosti”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, duke reaguar ndaj paraqitjes të disa ditëve më parë të ambasadorit serb në Institutin politik të Çikagos.

Vlerësimet e Matkoviqit në llogari të liderit rus, shkruan kjo gazetë, transmeton Koha.net, shumë diplomatë i kanë karakterizuar ikje nga rregullorja e praktikës diplomatike, por edhe shkelje e kompetencave të përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në njërin nga vendet më me ndikim në botë.

Serbia e konsideron Rusinë aleatin e vet më të madh, për siç thotë, ruajtjen e Kosovës.

Temat
Përgjithshme

Të afërta