​Mediat zvicerane: Kosova ka gjasa ndaj Kroacisë

E përditshmja zvicerane Blick i ka kushtuar një shkrim përfaqësueses së Kosovës në përballjen e sotme ndaj Kroacisë, në të cilën shkruan se, “në mungesë të Rakitiq dhe yjeve të lënduar Kosova ka një shans ndaj kroatëve”
Në kryeqytetin e saj në Prishtinë, Kosova do të luajë ndeshjet e saj vendase, në stadiumin e Prishtinës, por këtë herë nuk do të mund të luajë për shkak se stadiumi ende nuk i plotëson kushtet e kërkuara nga FIFA, gjithashtu edhe stadiumi olimpik i Mitrovicës nuk është ende gati, prandaj Kosova duhet të luajë jashtë. Dhe këtë e ka bërë duke luajtur në Shkodër, Shqipëri, rreth tri orë vozitje nga Prishtina, shkruan Blick.

Më tutje shkruan se 18 mijë tiketa për meçin që zhvillohet në “Loro Boriçi” ishin shitur brenda një ore, transmeton Koha.net.

Jo befasuese kjo, pasi shteti ballkanas kishte zhvilluar tashmë një ndeshje si vendas në ndeshjen debutuese në kualifikime kundër Finlandës. Së paku gjysma e fansave nuk ishin finlandez.

“Kosovarët erdhën nga të gjitha anët e botë në Turku, madje edhe nga Amerika. Nëse stadiumi do të ishte mjaft i madh, mund të ishin edhe 40 mijë tifozë”, thotë sulmuesi i St.Gallenit, Albert Bunjaku.

100 mijë euro për secilin lojatërë nëse Kosova kualifikohet në Kupën e Botës në Rusi. Megjithastë në një grup me Kroacinë, Turqinë, Ukrainën, Islandën dhe Finlandën gjasat janë të vogla, por në futboll asgjë nuk është pamundur, po asgjë, shkruan Blick. Dhe me një barazim ndaj Finlandës, Kosova tashmë ka filluar mbarë.

Këtë është më në rregull, por jo më e qetë. Shumë fansa sonte janë kundër favoritëve, Kroacisë, e cila në mungesë të Luka Modriqit, Ivan Rakitiqit dhe Dejan Lovrenit, rruga drejt sensacionit është e mundur. /Express/

Temat
SportVend

Të afërta