FFK nënshkruan marrëveshje me kompaninë e veshmbathjeve sportive nga Spanja

FFK ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me kompaninë spanjolle të veshmbathjeve Kelme

Federata e Futbollit e Kosovës dhe kompania spanjolle e veshmbathjeve Kelme, kanë nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Kjo kompani do të përkujdeset për fanellat e Kombëtares së Kosovës, për kualifikimet e Kupës së Botës dhe Euro 2020.

Kryetari i FFK’së, Fadil Vokrri ka thënë se është shumë i lumtur që kjo kompani kaq e madhe i ka besuar Kosovës.

“Kemi arritur marrëveshje me Kelmen për kualifikimet e Botërorit 2018 dhe Euro 2020. Falënderojmë këtë kompani që na ka besuar”, tha fillimisht Vokrri pas nënshkrimit të kontratës.

“Kjo kompani ka qenë sponsor i Real Madridit dhe disa skuadrave të mëdha. Edhe pse Spanja nuk e la njohur Kosovën, kësaj kompanie nuk i ka interesuara”.

Në anën tjetër zyrtari i kompanisë Kelme, Carlos Garcia tha se është nder i madh që do të mbështesin ekipin e Kosovës.

“Për mua është një nder i madh që të mbështesim ekipin e Kosovës. Kelme është kompani 40 vjecare dhe kemi mbështetur shumë ekipe”, tha Garcia.

2_1475682087-8957579-1

Temat
BotëSport

Të afërta