Femra enigmatike që i fali Albanit vuajtjen e dashurisë (Video)

Ai rrjedh nga një familje këngëtarësh shumë të suksesshëm, prej nga nuk kishte se si të dilte ndryshe. Është fjala për këngëtarin Alban Ramosaj.

Ai u bë emër i njohur për publikun qysh nga pjesëmarrja një njërin nga Talent Show më të famshëm në Shqipëri si “The Voice Of Albania”.

Megjithëse është vëllau i këngëtares Beatrix Ramosaj, dhe ka lidhje familjare me Albërie Hadërgjonaj, dhe Argjentina Ramosaj, ai vendosi të fillojë karrierën e tij me këngë solo ku debutoi për herë të parë me hitin me titull “Çkemi”.

Pas saj vijoi edhe kënga e titulluar “A më do”, për të cilën këngëtari tha në një intervistë për emision Prive, se është një këngë që përmban histori personale të tij, duke premtuar që në këngën e tretë do të zbulojë edhe një emër.

Ndërsa dje ai publikoi edhe këngën më të re e cila do të jetë pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”, dhe siç ka premtuar, kënga mban emrin “Aurora”. Të gjitha këto copëza mozaiku tregojnë që Albani ka përjetuar vuajtjen e dashurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=E0y892oNj8A

Temat
Showbiz

Të afërta