Dy incidente me të shtëna në qendër të Minneapolis, plagosen 6 persona

Policia në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara raporton se gjashtë persona janë plagosur në dy incidente të ndara me të shtëna në qendër të qytetit.

Autoritetet janë duke hetuar rastin për të parë nëse këto dy incidente kanë lidhje njëra me tjetrën.

Ndërkohë, është arrestuar një i dyshuar, por nuk dihet ende se në cilin incident me të shtëna ka qenë i përfshirë.

Në mesin e të lënduarve janë pesë burra dhe një djalosh i ri.

460x_1475502563-4826458

Temat
BotëLajme

Të afërta