Cili këngëtar me famë botërore e përkrahë Dua Lipën (Foto)

Në botën ku jetojmë sot, çelësi i gjithçkaje janë rrjetet sociale. Mjafton një postim i vetëm dhe një gjë e caktuar shndërrohet në virale.

Për të mirë, këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa mbrëmë ka marrë një përkrahje të fuqishme nga një koleg i saj me famë botërore.

Ka qenë Shawn Mendes, krijuesi i hitit ‘Stiches’ e ‘Treat you better’ ai që i ka shkruar krijueses së hitit ‘Blow Ya Mind’ në Twitter duke e komplimentuar për këngët e saj.

‘I dashuroj këngët! Shumë, shumë, shumë fresh’ – ka qenë cicërima e Mendes drejtuar Duas që menjëherë ka pasur me një replikë nga çika e Prishtinës.

‘Wow. Faleminderit, kjo do të thotë shumë. Përgëzime për gjithçka, unë jam një fanse e madhe’ – është shprehur Lipa.

Mendes që ka mbi shtatë milionë ndjekës në Twitter me komplimentin e dhënë ka bërë që Duas t’i ‘shpërthejë’ llogaria duke shënuar një rritje rapide të numrit të ndjekësve për pak orë. /Prive/

nora-1

Temat
Showbiz

Të afërta