Çfarë muzike dëgjojnë Thaçi, Haradinaj dhe Selimi?

Edhe pse agjenda e tyre ditore mund të jetë e mbushur me aktivitete politike, disa prej politikanëve tanë janë mjaftë të dhënë pas muzikës dhe gjejnë kohë që të relaksohen duke dëgjuar këngëtarët dhe zhanret e preferuara.
Por a ju ka interesuar të dini se çfarë muzike apo cilin këngëtar dëgjojnë politikanë tanë?

Magazina.al, ju sjell shijet muzikore të disa nga politikanëve tanë dhe mund të mësoni se kush e dëgjon Adele, Era Istrefin e Rita Orën, kush Bijt e Sefes dhe cili deputet dëgjon edhe muzikë rep.

Hashim Thaçi

Para disa ditësh, presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi ishte për vizitë në kullën e Bijve të Sefes. Ai shkoi ne Mleqan per t’ia uruar ditëlindjen Osman Sefë Mleqanit. Por nuk ishte vetëm ditëlindja e Osmanit arsye pse Thaçi është i lidhur me këtë familje e cila pos shumë këngëve patriotike, i dha Kosovës edhe deshmor.

Presidenti i Kosoves, e pëlqen shumë muzikën që kultivojnë këta rapsod të njohur. “Unë ende vazhdojë t’i dëgjojë muzikën e Bijve te Sefës”, tha Thaçi.

Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka një shije të përzier sa i përket zhanreve muzikore, ai ka treguar për Magazina.al se dëgjon muzikë nga folklorikja deri tek këngët e fundit moderne.

Haradinaj ka treguar se e preferuerja e tij është muzika folklorike, këngëtarët e preferuar të tij janë Riza Bllaca dhe kënga e tij “O moj Shqipëri mos thuj mbarova”, po ashtu Sali Bajrami “Lulëzoj fusha e lulëzoj mali”.

Por Haradinaj ka treguar se i pëlqen edhe muzikën moderne, ndërsa nga ta ai përveç yjeve të rinj të estradës tonë pëlqen edhe këgën “Rollin in the deep” të super yllit anglez Adele.

Rexhep Selimi

A keni ditur se deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, është përdorues i disa instrumenteve muzikore? Përveç kësaj ai është edhe autor i këngës patriotike “Kreshtat e Kosovës”. Selimi ka treguar se dëgjon muzikë nga të gjitha zhanret, si një ish-udhëheqës i UÇK-së ai pëlqen më shumë muzikën folklorike por nuk përjashton edhe zhanret tjera.

“Muzika që dëgjoj është muzika e mirë. Dëgjoj muzikë të ndryshe, nuk jam i fokusuar vetëm në një lloj zhanri pasi muzikën e shoh si total. Këngëtarët që dëgjoj janë nga rapsodët Sali Bajrami deri te Inva Mula, por dëgjoj edhe muzikë moderne por edhe muzikën rep”, ka thënë Selimi për Magazina.al

Por Selimi ka treguar se ka raste kur bën përjashtime sa i përket muzikës, ndërsa atë që kurrë nuk e dëgjon është muzika serbe.

“Përjashtoj edhe muzikë që s’ka vlera, Nuk kam dëshirë që t’i maltretoj veshët, Ajo çka nuk dua me dëgjuar është muzika e “fqinjëve”, atë nuk e dëgjoj fare edhe nëse ka vlera”, është shprehur Selimi.

Ganimete Musliu

Si një deputete nga Drenica, Ganimete Musliu, s’ka si të mos e pëlqej Leonora Jakpupin, të cilën e ka edhe mike të ngushtë por përveç kësaj Ganja ka treguar për Magazina.al, se pëlqen edhe këngëtar tjerë si shqiptar ashtu edhe të huaj, të preferuarit e saj janë: Leonora Jakupi, Ledri Vula, Brayan Adams, Eda Zari dhe Mark Antony.

Temat
Showbiz

Të afërta