Zyrtare: Ja kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Kroaci

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar se nga nesër do të dalin në shitje biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë.
Tifozët e interesuar për bileta të ndeshjes mes Kosovës dhe Kroacisë, e cila do të luhet me 6 tetor në Shkodër, nga nesër mund të pajisen me bileta.

“Nga nesër do të dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Kroacisë”, ka deklaruar zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha.

Ai ka bërë të ditur se shitja e këtyre biletave do të bëhet në të gjitha pikat shitëse të Moneygram.

Kurse, Federata e Futbollit e Kroacisë Por, i ka nxjerr në shitje biletat për këtë ndeshje, për tifozët e saj ku do që gjenden.

untitledberisha_1475068128-3969017

Temat
SportVend

Të afërta