‘Nxehen gjakrat’, Pinderi i përgjigjet Dodës: Përmende time më të vdekur, prostitucioni politik s`e njeh dinjitetin

Vijon përplasja mes aktivistit të komunitetit LGBT, Kristi Pinderit, i cili është pro legalizimit të prostitucionit në Shqipëri dhe deputetes së PDIU-së Mesila Doda, e cila është shprehur tërësisht kundër këtij ligji si dhe atij të martesave mes personave me të njëjtën gjini.
Ndërsa ajo në një shkrim të ditës së sotme i përmend të ëmën, e cila ka vdekur pak kohë më parë, aktivisti Pinderi ka reaguar sërish ndaj deputetes. “Ti permend time me te vdekur?! Mesila, sikur te kishe cerekun e dinjitetit te saj… Po #prostitucioni politik nuk e njeh dhe nuk e kupton dot dinjitetin”, – shkruan Pinderi në përgjigjen e tij.

Reagimi i plotë i Kristi Pinderit ndaj Mesila Dodës:

Edhe njehere Mesila: a ishe 8 vjet ne pushtet?! A erdhe për here te trete ne 2013 serish ne Parlament me votat e PD? Ne mes te mandatit a ike nga partia qe te zgjodhi?! A je tani prape pjese e maxhorances te cilen doje ta varje te palmat?! Te kam faj une qe ushtron këtë profesion politik?! 🙂 Ti permend time me te vdekur?! Mesila, sikur te kishe çerekun e dinjitetit te saj… Po #prostitucioni politik nuk e njeh dhe nuk e kupton dot dinjitetin

Temat
LajmeRajon

Të afërta