Lirak Çelaj: Shpend Ahmeti ra në gropën që e hapi vet, t’u kërkojë falje banorëve

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka thënë se kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, duhet t’u kërkojë falje një grupi qytearësh që mbrëmë i bënë një vizitë tek shtëpia e tij.
Banorët e banesave në lagjen Dardania, nga të cilët komuna ka kërkuar që t’i lirojnë për shkak se i kanë uzurpuar, të martën mbrëma shkuan të kërkojnë llogari nga Ahmeti për veprimet që ka ndërmarrë institucioni që drejton.

Nga ky takim ka rrjedhur një video ku shihet diskutim me tone të larta mes kryetarit Ahmeti dhe një grupi banorësh të atyre banesave. Për fjalët e përdorura gjatë këtij ballafaqimi, Çelaj ka thënë se Ahmeti duhet të kërkojë falje.

“Shpend Ahmeti ka rënë në gropën në të cilën e ka hapur vet. Ai ka rënë pre e një iniciateve të tillë, jo rastësisht thuhet se kush jeton prej shpates, nga shpata vdes. Pa marrë parasysh kush e ka kërkuar, ai do duhej të fliste në mënyrë më të pjekur. Ai është komunikim i një niveli të ulët, ka pasur edhe debat ofendues ku në mesin e tyre ka pasur edhe fëmijë përveç grave. Ahmeti u ka borxh atyre grave një kërkim falje për shkak të gjuhës së komunikimit”, ka thënë Çelaj në Klan Kosova.

Ai ka deklaruar se nuk është mirë që të shkohet tek shtëpitë e liderëve, por që është vet Lëvizja Vetëvendosje që e ka nisur këtë praktikë.

“Nuk është praktikë e mirë të shkohet në shtëpitë private liderëve cilitdo, por vet Vetëvendosje e ka nisur këtë praktikë. E pa dyshim që do duhet të ballafaqohet me dicka që vet e ka filluar.Ai flet me emra të përvetshëm, me fjalë të kafeve të pabaza. Cdo nivel cdo debat që ai ka zhvilluar është i një niveli të nxënësve të shkollës fillore, kur përplahen në klasë. Është një debat i nivelit të ulët”, ka deklaruar Çelaj.

“Shpend Ahmeti po e tradhton vetveten, pasi ai del iu thotë që nuk do të dilni nga aty. Askush nuk ndihet mirë kur dikush i vjen tek shtëpia e tij private, por sigurisht që nuk do të kisha debatuar në këtë gjuhë në këtë rast. Mbase do t’i kisha ftuar në shtëpi dhe do të kisha diskutuar me ta. Coftë me kulturën perëndimore apo sidocoftë mikpritja është shumë e rëndësishme.Gjuha e tij do të duhej më mikëprikëse. Sepse dihet që tek shqiptarët edhe armiku nëse vjen atij i ofrohet mikpritje”, është shprehur Çelaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta