Gjimnazistët shqiptarë ia numërojnë defektet Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë

Cilësia e arsimit në Maqedoni ndikohet nga politizimi i tij dhe kushtet infrastrukturore. Kështu në Debatin e sotëm, të organizuar nga Uniooni i Nxënëlsve Shqiptarë në Info-Qendrën e BE-së në Shkup, u kategorizuan problemet në arsimin shqip në Maqedoni.

Në debatin me temë “Shkyçja e nxënësve nga vendimmarrjet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shkas për uljen e cilësisë së arsimit”, u përmendën gabimet disavjeçare në librat shkollorë, kushtet e mjerueshme, mungesa e sallave të sportit, mungesa e mësimit praktik, mungesa e kuadrove profesionale të stafit akademik, etj.

Këshilltari i MASH, Safet Neziri tha se në arsim duhet të bëhet dallim mes kompetencave të Ministrisë dhe të vetëqeverisjes lokale. Ai pranoi se Institucionet janë vonuar sa i takon ndërmarrjes së masave për gabimet shkollore.

Gazetarja në sferën e arsimit Laura Papraniku tha se nuk janë marrë parasysh reagimet e gazetarëve dhe nxënësve për kushtet në arsim.

Sa i takon cilësisë së testimit ekstern, profesoresha Ajtene Qamili, vlerëson se qëllimi ka qenë i drejtë, por realizimi nuk është fare.

Përfaqësuesi i MASH-it në debat, Neziri, tha se testimi ekstern përfundimisht nuk do të hiqet, por shtoi se do të kërkohen mekanizma për përmirësimin e cilësisë së tij.

Temat
LajmeRajon

Të afërta