Dokument: Qeveria lejoi importin e plehrave që në vitin 2014

Ndërsa prej ditësh po zhvillohet një debat i fortë sa i përket ligjit për importin e mbetjeve, në Shqipëri janë importuar plehra edhe në vitin 2014, pavarësisht se mazhoranca e drejtuar nga Rama ndaloi me ligj importin në vitin 2013.

Lapsi publikon të dhëna zyrtare nga Drejtoria e Doganave, të dhëna që tregojnë se vetëm gjatë vitit 2014 kanë hyrë në Shqipëri 333.553 ton mbetje të ndryshme, që nga plastika e deri te mbetjet e gomave, të cilat shkaktojnë një nivel të lartë ndotje.

Skandali thellohet edhe më tej pasi hyrja e plehrave ka ndodhur në kohën kur doganat shqiptare mbikëqyreshin nga kompania angleze “Crown Agents”, për të cilën qeveria pagoi miliona euro dhe më pas e largoi sepse misioni i saj dështoi.

Ky fakt tregon edhe njëherë pafuqinë e doganave shqiptare për të kontrolluar mbetjet që hyjnë në vend, edhe kur ligji e ndalonte importin e tyre në vitin 2014, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova.

Mendoni pak se çfarë lloj-lloj mbetjesh do të futen në Shqipëri, tashmë që importi është i lejuar me ligj. Opozita kërkoi sot mbajtjen e një referendumi për këtë çështje, ndërsa shoqëria civile do të mblidhet të shtunën në një tjetër protestë.

Më poshtë sjellim listën me mbetjet e importuara gjatë vitit 2014 dhe sasinë përkatëse sipas dokumentave zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave:

Mbetje, mbeturina e kthime gome, po/jo në formë pluhuri apo granulati

Mbetje, kthime alumini

Mbetje, prerje dhe kthime prej plastike

Copa të vogla, ashkla, feta, mbetje bluarje, pluhur sharrimi dhe pluhur lemimi

Kthime dhe mbetje ferrike, lingota mbetjesh të rishkrirëshme prej gize dhe çeliku

Mbetje dhe kthime brumi letre apo kartoni

Mbetje tekstile

plehrat-1-768x384

Temat
LajmeRajon

Të afërta