Barcelona shkatërroi Gijonin edhe pa Leo Messin (Video)

Barcelona ka shkatërruar si mysafirë Sporting Gijonin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0. Në këtë ndeshje mungoi pesë herë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, për shkak të një problemi muskulor.

Barcelona di të fitojë edhe pa Lionel Messin. Skuadra e Luis Enriques, në mungesë të pesë herë fituesit të Topit të Artë, mposhti 5:0 si mysafirë Sporting Gijonin, duke marrë pikët e plota në xhiron e pestë të La Ligës pas barazimit me Atleticon në mesjavë.

Golat për katalunasit i shënuan Luis Suarez (29’), Rafinha (32’), Neymar (81 dhe 88’) dhe Arda Turan (85’).

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka rrëmbyer pozitën e parë në La Liga dhe ka pikë të barabarta me Real Madridin, që sonte e zhvillon ndeshjen si mysafirë me Ls Palmas.

http://www.dailymotion.com/video/x4ul046_sporting-gijon-vs-barcelona-0-5-all-goals-full-highlights-24-09-2016-hd_sport

Temat
BotëSport

Të afërta