Edward Snowden ju paralajmëron që të mos e përdorni këtë aplikacion [FOTO]

Mos e përdorni “Allo”.
Kjo është mënyra se si ish i punësuari nga CIA dhe personi që zbuloi përgjimet nga NSA ju paralajmëron që të mos përdorni aplikacionin e fundit nga Google, “Allo”. “Falas nga sot: Google Mail, Google Maps, dhe Google Mbikëqyrje,” ka shkruar ai në Twitter. “Kjo është #Allo. Mos e përdorni Allo”, transmeton Express. Mbetet që ju vetë ta gjykoni nëse do ta përdorni apo jo.

Google Allo është një aplikacion “i mençur” për shkëmbimin e mesazheve i cili ofron veçoritë të cilat i gjeni në aplikacione si WhatsApp dhe Facebook Messenger.

snowden_1474626699-5176937

Temat
Teknologji

Të afërta