Zyrtarët e UEFA-s kërkojnë largimin e politikës nga futbolli (Video)

Jasques Bondallaz, njeriu më meritor që Kosova u pranua në FIFA, në Kongresin e Meksikës më 13 maj, ka bërë thirrje krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës që të largojnë njerëzit e politikës nga futbolli.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e parë të punës me delegatët e saj, tani si anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s. Dhe për herë të parë në këtë Kuvend, pjesëmarrës ishin edhe zyrtarë të UEFA-së, në krye me francezin Jasques Bondallaz, njeriu më meritor që Kosova u pranua në FIFA, në Kongresin e Meksikës më 13 maj.

Bondallaz nga kuvendarët e futbollit ka kërkuar ndryshimin e Statutit, duke e harmonizuar me atë të UEFA-s, por ai u ka bërë thirrje atyre edhe të largojnë njerëzit e politikës nga futbolli, raporton KTV.

“Kam nderin për të qenë këtu, në këtë mbledhje historike të Kuvendit të FFK-s. U sjell të fala nga presidenti i ri i UEFA-s, Çeferin, stafi i tij i ngushtë dhe zyrtari ligjor, Alasdair Bell. Për mua ka qenë nder, që isha pjesë e stafit administrativ që kanë vendosur për pranimin e Kosovës në UEFA. Nuk ka qenë aspak e lehtë rruga e pranimit, por ishte vendim demokratik i delegatëve. Ajo çfarë ka ndodhur më pas në Meksikë, ka qenë e pabesueshme, pasi ka qenë kohë e shkurtër për të kryer tërë punën”, ka deklaruar ai

“Ajo çfarë më ka shtyrë ta bëjë këtë dhe që më ka impresionuar shumë, kanë qenë fotografitë e futbollit tuaj, gjatë periudhave të ndryshme. Mirëpo, tani në këtë Kuvend që është historik, dua të sugjerojë disa ndryshime në Statutin e Federatës. Ato kryesoret janë ndarja e përgjegjësive, pushteti brenda federatës, shmangja e diskriminimit dhe eliminimi i politikës në futboll”, ka thënë Bondallaz në Kuvendin e Punës së FFK-s.

Temat
SportVend

Të afërta