SASA ka nevojë për ndihmë!

Saranda Hoda – Sasa, prezantuese e emisioneve të ndryshme televizive dhe pjesëmarrëse në “Shpija e Kosovës”, ka nevojë për ndihmën tuaj. Është hapur një kampanjë për të kontribuar në...

Saranda Hoda – Sasa, prezantuese e emisioneve të ndryshme televizive dhe pjesëmarrëse në “Shpija e Kosovës”, ka nevojë për ndihmën tuaj.

Është hapur një kampanjë për të kontribuar në shërimin e sëmundjes së saj.

Sipas burimeve familjare, Saranda ka lindur me këtë sëmundje, emri i së cilës është hemangiomë (rritje e pakontrolluar e enëve të gjakut), në rastin e saj në rajonin e barkut apo abdomenit.

Rasti i Sarandës ka kohë që është i njohur në mediat kosovare në kohën kur ajo ishte banore në Shtëpinë e Kosovës dhe trajtimet e marra asokohe në Itali.

Në verën e këtij viti gjendja e saj u komplikua dhe ajo pati hemorragji.

Pas përpjekjeve në QKUK, Saranda është transportuar jashtë shtetit për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas mjekëve rasti i Sasës është i 16-ti në botë dhe rasti i parë që është operuar.

Saranda ka nevojë për operacione të tjera në vazhdimësi.

Temat
LajmeVend

Të afërta