Doli libri “Proza moderne” i Muhamet Hamitit

Shtëpia botuese “Faik Konica” botoi këto ditë librin e Muhamet Hamitit “Proza moderne: Xhozef Konradi dhe Xhejms Xhojsi”, që merret me prozën e dy shkrimtarëve të mëdhenj të shekullit XX, Xhozef Konradit (Joseph Conrad, 1857-1924) dhe Xhejms Xhojsit (James Joyce, 1882-1941).

Libri heton ligjësitë e prozës moderne angleze në zanafillë dhe në frytnim të plotë: shpërndërrimet në teksturën e kësaj letërsie, cilësinë dhe çfarësinë e zhvillimeve strukturore, mundësitë kuptimkrijuese, format dhe domethëniet letrare të një çerek shekulli në prozën ilustrative të dy shkrimtarëve të zgjedhur. Ky libër trajton strategjitë narrative dhe kuptimin në prozën e Xhozef Konradit (“Zemra e errësirës”) dhe të Xhejms Xhojsit (“Portreti i artistit në rini” dhe “Uliksi”).

Ndonëse ndjek një linjë kërkimi, qoftë edhe duke vënë në përdorim një larushi metodash, studimi nuk mëton të japë plotninë e leximeve të kësaj letërsie, ndonëse indikon një sërë leximesh që kanë dalë si përdegëzime të aplikimit të metodave të studimit letrar, ndonjëherë edhe si rrjedhojë e shpërndërrimeve politike në kapërcyell të mileniumeve. Xhejms Xhojsi ka një receptim dyzetvjeçar në ambientin letrar shqiptar, fillimisht në Kosovë, me botimin e “Portretit të artistit në rini” në Prishtinë më 1975. “Zemra e errësirës” e Konradit u botua shqip në Prishtinë më 1983, ndërsa “Uliksi” i Xhojsit në Tiranë njëzet vjet më vonë, më 2003. “Proza moderne: Xhozef Konradi dhe Xhejms Xhojsi” është vepër e parë monografike në shqip për autorët e mëdhenj të modernizmit. ***

z_1474125206-3715277

Muhamet Hamiti (1964) është profesor i letërsisë angleze në Universitetin e Prishtinës. Ka bërë studime për letërsi në Prishtinë, Zagreb dhe Londër. Ka botuar ese kritikë për autorë të veçantë dhe fenomene letrare, si dhe një libër monografik për E. M. Forsterin. Jeton në Prishtinë.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....