Veseli pret në takim përfaqësuesit e projektit “Atomi”

Kryetari i Kuvendnit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në një takim drejtuesit e projektit të “Atomi” me të cilët kanë diskutuar që ky projekt të rritet.
Veseli me anë të një postimi në facebook, ka thënë se ka pasur kënaqësinë që ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit “Atomi”.

“Pata kënaqësinë të pres në takim drejtuesit e projektit “Atomi”, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë. Diskutuam ide dhe mënyra konkrete që ky projekt të rritet, zhvillohet e të institucionalizohet, si një nga mënyrat që kapitalin e madh njerëzor të cilin e ka vendi ynë ta përkthejmë në zhvillim të gjithëmbarshëm të shtetit tonë”, ka shkruar Veseli.

foto-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta