Zaev: Shqiptarët e Maqedonisë nuk mund të privohen nga shqipja

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev theksoi se shqiptarët nuk duhet të privohen nga e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe. Përkundrazi, porositi ai, ata duhet të gëzojnë këtë të drejtë si në arsim ashtu edhe gjatë komunikimit me institucionet.

Zaev këtë deklaratë e bëri në Prilep i pyetur lidhur me shkrimet në media se LSDM-ja po planifikon zyrtarizimin e shqipes në nivel të Maqedonisë.

“Zbatimi praktik i ligjeve që ekzistojnë në Maqedoni do të thotë zbatim i tyre praktik në favor të qytetarëve. Në Prilep ai që mëson shqip, edhe pse përqindja është e vogël mund të fitojë të drejtën të mësojë në shkollë të muzikës në gjuhën shqipe, të shkruaj kërkesë në gjuhën shqipe.

E tregova shembullin e gjyshes nga Gostivari 76 vjeçare e cila është e privuar nga kujdesi për person të tretë, nuk ka kush të kujdesët për te për shkak se din vetëm shqip. Qytetarë të Prilepit ai që dëshiron mund të flas gjuhë tjetër, gjuha maqedonase është zyrtare dhe duhet ta flasin të gjithë, duhet ta dimë, pavarësisht përkatësisë sonë etnike, fetare, të gjithë duhet ta dinë gjuhën zyrtare të Maqedonisë.

Megjithatë zbatimi duhet të përbëjë çlirim për ne, qytetarët nuk humbasin asgjë nëse dikush fiton ndonjë të drejtë më shumë”, deklaroi lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev./Alsat/

Temat
LajmeRajon

Të afërta