Përplasen Petrovci e Çuli, pse nuk ka dramë shqiptare në Teatrin Kombëtar

Aktori dhe regjisori kosovar Enver Petrovci ka replikuar publikisht me drejtorin e Teatrit Kombëtar lidhur me repertorin e shfaqjeve të planifikuara të këtij institucioni. Petrovci ka akuzuar se si asnjë dramë shqiptare nuk do të ketë sezoni i ri, shkruan KultPlus.

Teatri Kombëtar ka publikuar në faqen e tij, një spot për të bërë publike të gjitha shfaqjet që do të vihen në sezonin e ri.

Janë tetë shfaqje që nisin që nga antikiteti dhe nuk mungojnë as ato bashkëkohoret, me regjisorë shqiptarë e të huaj, por të gjitha janë vepra ndërkombëtare. Asnjë dramë shqiptare, nuk do të ketë sezoni i ri. Ky fakt mesa duket e ka ngacmuar aktorin, regjisorin dhe autorin e njohur nga Kosova, Enver Petrovci për të komentuar.

“Nuk po kuptoj i kujt eshte ky teater “Kombetar” kur asnje drame nuk eshte kombetare. Une i kuptoj regjisoret shqiptar pse nuk i vendodin dramat kombetare sepse nuk kane mundesi me vjedhe regjiat e shfaqjeve nga Youtube. Prandaj nuk kane guxim ti vendosin dramat kombetare. I dashur drejtor i TK mos hyni ne keto kurtha te regjisoreve hajdut. Me e mire eshte nje shfaqje mesatare me drame kombetare se sa nje shfaqje e “mire” e vjedhur nga interneti”, shkuan ai.

Komentit i është përgjigjur vetë drejtori i TK, Hervin Çuli. “…jam pergjigjur disa here se nuk kam pothuajse fare qasje te regjisoreve me dramen shqipe…Si mendon ti Enver i dashur tu imponohem regjisoreve ne perzgjedhjen e tyre.Enver une mendoj se drame shqipe apo e huaj TK duhet te flase bukur shqip”, shkruan Çuli.

“Dhe thuaj ndonje llaf te mire Enver per perpjekjet qe kemi bere keto 2vjet per te rifituar publikun e humbur, per shfaqjet e shumta, per aktoret dhe regjisoret e rinj te angazhuar….Miku im te pres te shohesh shfaqje ne TK sepse kam nevoje per mendimin tend te kopjuara apo origjinale qofshin”, ka provokuar Çuli aktorin e madh. /KultPlus.com

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....