Erion Veliaj: Të respektohet kombëtarja e Kosovës, u gëzova për golin e parë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në Prishtinë ka shprehur se nuk ka rëndësi uniforma që veshin shqiptarët në sport por rezultati dhe se do të përpiqet të jetë prezent kur të luajë Kosova me Kroacinë.
“Nuk e di saktësisht a do të jem në këtë ndeshje, mirëpo nëse ma lejon agjenda do të jem. Por nuk e kam aspak problem. Duhet me qenë pak praktik. E kemi zakon që në pamundësi që t’i zgjidhim gjërat e të tashmes, mundohemi me i kthye pas gjërat e të kaluarës. Sfida për dikë që ka marrë përgjegjësi publike, është mos me u bashku në sportin më të lehtë. E sporti më i lehtë nuk është futbolli, por është folklorizmi patriotik. Atë lloj sporti e luajnë të gjithë”, tha Veliaj për Gazetën Blic, duke shtuar më tej “Personalisht jam gëzuar shumë kur e kanë bërë golin me Finlandën, jam gëzuar shumë kur Majlinda Kelmendi e ka marrë medaljen dhe jam gëzuar për individë shqiptarë, pa i vërejtur sfondet e uniformës.

Velijaj ka theksuar se hapja e debatit për çështjen e kombëtarëve të futbollit, më tepër është ikje nga punët e përditshme, nga dështimi në rritjen e punësimit, të zhvillimit ekonomik, të zhvillimit të vendit, se sa një temë që vlen të merremi me të.

“Besoj se një mënyrë për t’i evituar këto pyetje të sikletshme është duke u marrë me futboll. Më duket pak hipokrizi”, ka theksuar ai.

Temat
Rajon

Të afërta