Mourinho zbulon se si e bindi Pogban që t’i bashkohet Unitedit

Jose Mourinho ka zbuluar se si e ka bindur Paul Pogban që t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Trajneri portugez, ka thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë për të bindur francezin, që kërkohej edhe nga skuadra tjera.

Plot 110 milionë euro pagoi Unitedi për shërbimet e Pogbas, i cili la Juventusin për të kaluar në futbollin anglez.

“Oh! Ka qenë shumë e vështirë për ta bindur atë, kam pasur shumë, shumë biseda, në telefon dhe me SMS”, deklaroi Jose Mourinho për Goal.com, përcjell Lajmi.net.

“Mendoj se ai në mëngjes ishte më afër një trajneri dhe skuadre tjetër, dhe pasdite afër meje. Kam provuar shumë për ta bindur që të na bashkohet neve”, ka shtuar portugezi.

jose-m-634x358

Temat
BotëSport

Të afërta