Isa Mustafa dhe Ramush Haradinajn urojnë për Kurban Bajram

Kryeministri Isa Mustafa dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Urimi i Mustafës:

Të gjithë besimtarëve Islam, ju uroj festën e Bajramit. Festa e Bajramit është një rast i mirë, që familjet tona të bashkohen pranë tryezës së tyre, të vizitojmë njëri tjetrin, të shprehim solidaritetin dhe të gjejmë mirëkuptimin, që gjithmonë na nevojitet. Me fat!

Urimi i Haradinajt:

Për të gjithë besimtarët muslimanë, gjitha të mirat në këtë natë të Bajramit!

Harmoni, festë e gëzim në familjet tuja!

Me fat!

RH

Temat
Vend

Të afërta