Austria kërcënon Kosovën për mospagesën e borxhit prej 5 milionë eurosh të pasaportave

“Shtypshkronja e Shtetit Austriak” njoftoi sot rreth veprimeve ligjore, të cilat pritet që do t’i ndërmerr ndaj autoriteteve kosovare për shkak të mosrespektimit të vendimit të gjykatës së arbitrazhit rreth kompensimit të prodhimit të pasaportave biometrike, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Në fund të korrikut, kompania austriake e ka fituar betejën gjyqësore para Gjykatës Ndërkombëtare Ekonomike të Parisit, ndërsa Kosova është dënuar që ta paguajë kompensimin në shumën prej 4.996 milionë euro, së bashku me shpenzimet gjyqësore.

Në vitin 2013, kjo shtypshkronjë kishte paraqitur ankesë kundër Republikës së Kosovës për shkak të anulimit të hershëm të marrëveshjes. Kundër këtij vendimi të arbitrazhit Kosova nuk ka asnjë mundësi për ankesë dhe kishte një afat prej 14 ditësh për ta paguar shumën e caktuar.

Sipas shtypshkronjës austriake, deri më tani Kosova ka refuzuar ta bëjë pagesën e caktuar, shkruan Tanjug. Për këtë shkak ata kanë thënë se do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm deri tek arritja e kërkesës.

Në fakt, në një deklaratë të mëhershme për shtyp, kjo kompani ka kërcënuar edhe me masa të konfiskimit të aseteve të Kosovës jashtë vendit.

Temat
LajmeVend

Të afërta