Samsung probleme, Apple rritë prodhimin e iPhone 7

Pas incidenteve me Galaxy Note 7 që merrnin flakë duke u mbushur, Samsung kohët e fundit nisi një tërheqje të celularit.

Kjo ka ndikuar keq në financat e Samsung padyshim, duke u detyruar që të nisë një program për zëvendësimin e celularëve të rinj.

Sipas matjeve të fundit, kjo do t’i kushtojë kompanisë plot 1 miliardë dollarë, transmeton Gazeta Express.

Natyrisht, kjo po shkon në favor të Apple, sidomos tani kur kompania është duke u përgatitur për lansimin e iPhone 7 javën e ardhshme.

Sipas Digitimes, Apple gjatë ditëve të fundit u ka thënë sektorit të prodhimit të iPhone 7 që të rrisin prodhimin për 10%.

Kjo tregon se Apple po shpreson që përdoruesit e zhgënjyer të Samsung t’i bëjë për vete.

Temat
Teknologji

Të afërta