Diçka e pabesueshme i ndodh Majlinda Kelmendit (FOTO)

Kimonet e Majlindës stolisen me ngjyrë ari. Nga sot, fituesja e medaljes së artë në ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi, do të mbajë të veshur kimonet me ngjyrë ari, kjo për shkak të triumfit në Lojërat Olimpike.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i saj, Driton Kuka, përmes rrjeteve sociale, i cili ka thënë se ngjyra e artë në kimonet e Majlindës do qëndroj për katër vite.

“Ngjyra e artë në kimonet e Majlindës do qëndroj për katër vite. Shenja identifikuese që e bartin vetëm Kampionët aktual Olimpik. Kjo vetëm sa arriti në Kosovë, vetëm për kampionen olimpike”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale.

Majlinda Kelmendi hyri në histori duke fituar medaljen e artë për Kosovën, në pjesëmarrjen e parë si shtet.

AS-TEL

Temat
Sport

Të afërta