Pique, “armiku” i Realit

Gerard Pique është duke u dëshmuar gjithnjë e më shumë si futbollist i cili nuk heziton ta kritikojë vazhdimisht rivalin nga La Liga, Real Madrid.

Gerard Pique është kritiku më i madh i Real Madridit.

Rasti i fundit ku akuzoi rivalin nga La Liga se pati rrugë të lehtë deri tek triumfi në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve është dëshmia më e re se mbrojtësi i Barcelonës nuk përton ta sulmojë ekipin e “Los Blancos”.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se përkundër paralajmërimeve, Pique nuk ndalet nga sulmet e tij ndaj Real Madridit, përcjell “Lajmi.net”.

Atij i janë përgjigjur Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane, por marrë parasysh karakterin e Piques, vështirë se do të ndalet.

Temat
BotëSport

Të afërta