Ambasadorja turke: Turqia është investitori numër 1 në Kosovë, nuk ndërtojmë xhamia

Duke theksuar rolin e biznesmenëve dhe investitorëve turk në Kosovë, Kiliç u shpreh se me këto investime edhe mjedisi i Kosovës ka ndryshuar, me aeroportin, autostradën, e me KEDS-in. Ajo bëri të ditur se vëllimi i tregtisë dypalëshe në vitin 2015 është 260 milionë euro, dhe se gjithsej investimet e Turqisë në Kosovë janë 350 milionë euro. Gjithashtu njoftoi se në vitin 2013 me 87 milionë euro investime Turqia ka qenë në vendin e parë të investitorëve, kurse në vitin 2015 në vendin e dytë me 70 milionë euro, pas Zvicrës. Ajo tha se në 5 muajt e parë të vitit 2016 me 26 milionë euro Turqia, për momentin është në vendin e parë të investitorëve të huaj në Kosovë dhe se me 616 firma të regjistruara punësojnë 7500 qytetarë kosovarë. Sa i përket projekteve të ndërtimtarisë të cilat janë të ndërmarra nga Turqia, Kiliç tha se ato janë në vlerë me rreth 1 miliard euro.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka deklaruar se Kosova dhe Turqia, nëpërmjet historisë së përbashkët shumëvjeçare kanë krijuar marrëdhënie familjare dhe kanë lënë një trashëgimi të madhe kulturore e sociale.

Ambasadorja Kiliç, duke folur për Anadolu Agency (AA), u shpreh se politika e jashtme e Turqisë fokusohet në stabilitetin dhe paqen në rajon. Duke theksuar se për shkak të terrorizmit e tërë bota kalon nga një periudhë e vështirë, u shpreh se tani asnjë shtet nuk mund të mbijetojë i izoluar. Ajo shtoi se një shtet mund të ndihet i sigurtë vetëm nëse rajoni të cilit i takon është në paqe.

“Për Turqinë dhe popullin tonë stabiliteti dhe paqja në Ballkan është një temë me prioritet. Për këtë arsye jo vetëm me Kosovën, por me të gjitha vendet e Ballkanit duke krijuar marrëdhënie të ngushta dhe duke zhvilluar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, Turqia sheh si të rëndësishëm kontributin në zhvillimin, stabilitetin dhe paqen e këtij rajoni”, u shpreh Kiliç.

Ne shohim Kosovën si një familje, dhe anëtarët e familjes nuk mund të jenë indiferentë ndaj problemeve dhe shqetësimeve të familjarëve të tjerë

Duke e konsideruar Kosovën si pjesë e familjes së tyre, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë theksoi mbështetjen e deritashme të Turqisë për këtë vend, duke filluar nga koha e luftës, ku kanë hapur dyert për dhjetëra kosovarë, pastaj edhe në periudhën e pavarësisë së vendit dhe pas saj, duke qenë një ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kiliç shtoi se ende punojnë me gjithë shpirt që Kosova të vazhdojë të njihet nga më shumë shtete dhe që ajo të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Sa i përket kontributit të Turqisë për Kosovën, ajo theksoi se kjo ndodh në fusha të ndryshme, duke filluar nga ajo politike e diplomatike, e deri në atë shëndetësore, arsimore dhe të sigurisë.

Ambasadorja turke bëri të ditur se nëpërmjet Unionit të Turqve në Botë dhe Komuniteteve Miq (YTB) studentë të shumtë kosovarë arsimohen në Turqi, me bursa që jep po ky institucion. Gjithashtu njoftoi se në kuadër të marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Shëndetësisë, me qindra të sëmurë nga Kosova trajtohen në spitalet e Turqisë.

Ndërkohë, duke vlerësuar punën e organizatave të ndryshme turke si TIKA, Qendrës Kulturore “Yunus Emre” dhe forcat ushtarake turke që veprojnë në Kosovë, Kiliç theksoi se mundohen që të jenë pranë dhe të mbështesin popullin e Kosovës në çdo fushë.

TIKA me 600 projekte të zhvilluara dhe nëpërmjet asistencës zyrtare zhvillimore të Republikës së Turqisë, ka sjellë zhvillim në ekonominë e Kosovës, me rreth 100 milionë dollarë

Kiliç bëri të ditur se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nuk është një organizatë e cila merret vetëm me restaurimet e trashëgimive kulturore, por që në të vërtetë ajo me 600 projekte të zhvilluara në fushat si në arsim, shëndetësi, bujqësi, në uljen e numrit të papunëve, në zhvillimin e mundësive për punësimin e grave, dhe nëpërmjet asistencës zyrtare zhvillimore të Republikës së Turqisë deri më sot ka sjellë në Kosovë më shumë se 100 milionë dollarë ndihmë për zhvillimin e vendit.

“Po thuhet se TIKA po ndërton xhamitë, por kjo nuk është e vërtetë, TIKA restauron xhamitë të cilët ekzistojnë dhe përfaqësojnë kulturën e përbashkët, në bashkëpunim me zyrtarët kosovarë. Sepse kërkesa vjen nga zyrtarët kosovarë, ne në asnjë mënyrë nuk ndërmarrim ndonjë projekt të restaurimit nga vetvetja, këto janë projekte të përbashkëta. Kërkesa vjen, krijohet projekti, projekti miratohet nga autoritetet përkatëse, hapet tenderi, e pastaj fillojnë punimet”, u shpreh Kiliç.

Ambasadorja ritheksoi se vetëm 7 prej 600 projekteve shumë të rëndësishme i përkasin restaurimeve të xhamive. Duke treguar disa shembuj sa i përket ndihmave në fushën e shëndetësisë, ajo njoftoi se TIKA në vitin 2012 ka dhuruar 5 ambulanca, dhe se në Shtimje ka bërë renovimin e qendrës së mjekësisë familjare dhe gjithashtu kanë dhënë ndihma logjistike për trajnimin e stafit shëndetësor të Kosovës në Turqi. Ajo shtoi se projekti kryesor në fushën e shëndetësisë do të zhvillohet së shpejti, ku do të bëhet renovimi dhe të riparimi i repartit për mjekimin intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ajo shtoi se TIKA ka projekte të rëndësishme edhe në fushën e arsimit, e cila ka bërë renovimin dhe pajisjen e shkollave dhe institucioneve të ndryshme arsimore. Ajo bëri të ditur se TIKA ka bërë kontribute të shumta edhe për fermerët kosovarë dhe për shoqatat e grave, dhe gjithashtu në fushat tjera si në institutin e mjekësisë ligjore dhe duke bërë renovimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, rreth Institutit “Yunus Emre”, Kiliç u shpreh se kjo organizatë përveç aktiviteteve në art dhe kulturë, krijon mbështetje edhe për artistët dhe intelektualët kosovarë.

Duke folur rreth ndihmave në fushën e sigurisë, Kiliç bëri të ditur se nëpërmjet Këshillit të Përfaqësuesve Turk në Kosovë (Batalionin Turk) në KFOR, çdo vit rreth 10-15 anëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës marrin edukim të gjuhës turke, të cilët pastaj sipas marrëveshjeve dypalëshe shkojnë në Turqi për të marrë edukim në shkolla ushtarake. Ajo shtoi se në bazë të marrëveshjeve dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ndan një buxhet, në bazë të së cilit deri tanë janë importuar 6 makina të blinduara ushtarake për FSK-në. Në kuadër të marrëveshjeve, Kiliç bëri të ditur se në rast nevoje për çdo vit 50 ushtarë të Kosovës mund të dërgohen spitalin ushtarak të Turqisë, në GATA.

Duke theksuar rolin e biznesmenëve dhe investitorëve turk në Kosovë, Kiliç u shpreh se me këto investime edhe mjedisi i Kosovës ka ndryshuar, me aeroportin, autostradën, e me KEDS-in. Ajo bëri të ditur se vëllimi i tregtisë dypalëshe në vitin 2015 është 260 milionë euro, dhe se gjithsej investimet e Turqisë në Kosovë janë 350 milionë euro. Gjithashtu njoftoi se në vitin 2013 me 87 milionë euro investime Turqia ka qenë në vendin e parë të investitorëve, kurse në vitin 2015 në vendin e dytë me 70 milionë euro, pas Zvicrës. Ajo tha se në 5 muajt e parë të vitit 2016 me 26 milionë euro Turqia, për momentin është në vendin e parë të investitorëve të huaj në Kosovë dhe se me 616 firma të regjistruara punësojnë 7500 qytetarë kosovarë. Sa i përket projekteve të ndërtimtarisë të cilat janë të ndërmarra nga Turqia, Kiliç tha se ato janë në vlerë me rreth 1 miliard euro.

Sipas saj biznesmenët shkojnë në vendet tjera për të përfituar, por që kjo nuk është e vlefshme për Kosovën. Ajo theksoi se duhet të dihet që biznesmenët jo vetëm me qëllim të përfitimit vijnë në Kosovë, por për arsye të lidhjeve të rrënjosura sociale.

Ambasadorja turke në Prishtinë theksoi se mund të ekzistojnë disa qarqe që me axhendën e tyre joreale mundohen ta mashtrojnë opinionin publik, me qëllim të dëmtimit të marrëdhënieve mes shteteve. Duke vënë në dukje se këto objektiva me qëllime jo të mira mund të gjinden kudo në botë, Kiliç u shpreh se nuk merren me çështje të tilla dhe se këto qarqe nëpërmjet opinioneve joreale sjellin dëme vetëm në besueshmërinë e tyre. Ajo shtoi se në kuadër të një axhende pozitive dhe me qëllime plotësisht të mira, kanë shumë punë për të bërë, për të ardhmen e përbashkët të Kosovës dhe Turqisë drejt Bashkësisë Evropiane dhe integriteteve në qarqe ndërkombëtare.

“Ne dëshirojmë të shohim Kosovën si një vend i cili ka arritur zhvillimin ekonomik, ka rritur kapacitetin e prodhimeve, ka zvogëluar problemin e papunësisë, i anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare euro-atlantike, një vend të cilit çdo ditë e më shumë rritet numri i njohësve, dhe si një vend me një të ardhme të ndritshme, dhe në do të vazhdojmë me qëndrueshmëri mbështetjen, punën dhe përpjekjet tona në këtë drejtim”, tha në fund, Kiliç.

Temat
LajmeVend

Të afërta