ZYRTARE: Valon Berisha i thotë “PO” Kosovës (Foto)

Tani është e konfirmuar, Valon Berisha ka lënë Norvegjinë për t’iu bashkuar Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i cili në Facebook ka shkruar se Valoni ka vendosur t’i bashkohet Kosovës.

Ai po ashtu shkruan se vëllai i Valonit, Vetoni, mbetet te Norvegjia, shkruan Lajmi.net.

Postimi i Bajram Shalës në Facebook:

“Ashtu sic tashme eshte bere publike ne disa media, nje tjeter futbollist i jashtezakonshem i eshte bashkuar Kosoves, Valon Berisha le Norvegjine per t’ u kthyer te Kosova!

Pas bisedes me selektorin Bunjaku dhe familjen e tij Valoni ka vendos ti bashkohet Kosoves, kurse Vetoni mbetet te Norvegjia. Ne kemi pasur kontakt me Valonin qe nje kohe te gjate…madje selektori e kishte vizituar kur ai pati nje lendim te rende para disa kohesh

Informimi yne paraprak u vertetua!

KosovaTeam!”, ka shkruar Shala në Facebook.

KSODSODSODO

VET

Temat
SportVend

Të afërta