Serbët i pret një dënim i madh, ja çfarë i kanë bërë UEFA-s shkaku i Kosovës (Foto)

Tifozët e Crvena Zvezda vazhdojnë t’i shprehin pakënaqësitë e madhe ndaj UEFA-s, për pranimin e Kosovës në këtë organizatë të futbollit.

Në ndeshjen që Crvena Zvezda po e zhvillon ndaj Sassuolos në kuadër të Europa League, ‘Delije’ kanë shpalosur një tjetër koreografi ofenduese ndaj UEFA-s.

“UEFA MAFIA”, shkruhej në koreografinë e tifozëve serbë, të cilët kanë formuar edhe flamurin e Serbisë dhe në mes të tij kanë vendosur hartën e Kosovës, përcjell Lajmi.net.

Koreografi të tilla ofenduese për UEFA-në tifozët serbë të Crvena Zvezdas kanë bërë në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Europa League.

UEFA ka paralajmëruar Crvena Zvezdan për dënimet që mund t’i shqiptohen, dhe pas kësaj të sotshmes, nuk do të ketë falje për skuadrën serbe.

ue-ma-fi

Temat
RajonSport

Të afërta