Përballja me Taulantin, vjen reagimi i Granitit (Foto)

Granit Xhaka do të përballet sërish me Taulant Xhakën.

Pas përballjes në Kampionatin Evropian në Francë, ata do të ndeshen edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Për këtë përballje, ka shkruar në Facebook Granit Xhaka, që deklarohet shumë i emocionuar, që do të luaj kundër vëllait të tij, dhe kundër ish skuadrës së tij, Baselit.

“Çfarë duhet të them me shortin e Ligës së Kampionëve. Pas përballjes kundër gjakut tim Taulantit në EURO 2016, ne ndoshta do të përballemi sërish në Ligën e Kampionëve. Kjo është edhe më speciale për mua sepse do të luaj kundër ish ekipit tim, Baselit. Unë shpresoj se së bashku do të kalojmë në raundin tjetër”, ka shkruar Granit Xhaka në Facebook.

gra-ta

Temat
BotëSport

Të afërta