Italia para dhe pas tërmetit (Video)

Tërmeti me magnitudë 6.2 gradë të shkallës Rihter që goditi Italinë ka lënë të vdekur më shumë se 240 persona dhe ka shkatërruar disa qytete të vogla.

Numri i viktimave mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të zhdukurve që mund të jenë nën rrënoja.

“Të gjithë e dinë se kjo është një garë kundër kohës. Besohet se njerëzit që janë nën rrënoja janë në gjendje të mbijetojnë për 72 orë”, thanë shpëtuesit.

Tërmeti që ka goditur Amatricen ka shkatërruar vendbanimet Pescara del Tronto dhe Arkvata del Tronto.


Temat
BotëLajme

Të afërta