Azem Syla lirohet edhe fizikisht

Lirimin nga paraburgimi të ish-deputetit Azem Syla e ka konfirmuar edhe avokati i tij Tomë Gashi.

Ai thotë se të liruarve në rastin Syla, masa e paraburgimit iu është zëvendësuar në masën e paraqitjes në Policisë.

Madje të gjithë të liruarit me këtë rast, nuk kanë të drejtë të komunikojnë më njëri tjetrin.

Postimi i Tomë Gashit:

Me ne fund pas 4 muajve u lirua nga paraburgimi klienti im , zotit Azem SYLA , ish komandant i shtabit te pergjithshem te UCK Bashk me te jan liruar sot edhe zotni Sabedin Haxhiu,Avni Maxhuni, Hajrulla Berisha, Arton Vila, dhe Nuhi Uka, te gjith ketyre i eshte zavendesuar masa e paraburgimit me masen e paraqitjes ne polici deri me 25 nentor 2016, ata po ashtu nuk mund te kontaktojn me njeri tjetrin dhe as me deshimitare ne kete qeshtje qe eshte duke u zhvilluar per rasti e quajtur ‘Toka”

Azem_Syla_661568-640x358

Temat
LajmeVend

Të afërta