Ja pse burrat e vuajnë më shumë divorcin apo edhe vdekjen e partnerit, sesa gratë

Mendohet se një prej arsyeve se pse burrat janë më të prekur nga pasojat e humbjes së partnereve është pikërisht mbështetja që ata marrin prej tyre gjatë jetës bashkëshortore.

Si rezultat, humbja e partnereve i përball ata me një sërë problemesh si vetmia, ushqimi i pashëndetshëm apo harresa në marrjen e medikamenteve për sëmundjet nga të cilat vuajnë.

Vese si cigarja ose alkooli, të cilat shpesh frenohen nga bashkëshortet, mund të rikthehen sërish.

Nga ana tjetër, gratë janë më të vetëmjaftueshme dhe kanë tendencën të kenë një rrjet shoqëror më të madh, çka do të thotë më shumë mbështetje në rast se humbin partnerin.

Në funksion të studimit janë vëzhguar për 16 vjet me radhë 7500 burra dhe gra të martuara të moshës mbi 50 vjeç. Burrat u pa se e kishin vdekshmërinë dyfish më të madhe se gratë në 10 vitet që vijonin.

Në mënyrë të ngjashme, edhe divorci ndikon negativisht te burrat. Studimi nxori se ai i shton me 59 për qind rreziqet e vdekjes.

Por për gratë, as vdekja dhe as divorci nuk kanë ndikim në jetëgjatësi.

Temat
FunShëndet

Të afërta