Arbër Zeneli zgjedh Kosovën, “tronditet” Suedia (Foto)

Vendimin e Arbër Zenelit për t’iu bashkuar Kosovës, nuk e ka pritur aspak mirë trajneri i Përfaqësueses U21 të Suedisë.

Hakan Ericson në konferencë për media, e ka cilësuar si lajm të trishtuar ikjen e Zenelit të Kosova, duke thënë se ky lajm ka ardhur si një rrufe për ta.

“Është lajm i trishtuar, ka ardhur si një rrufe për ne. Mendova se ishin vetëm thashetheme, por duket se janë të vërteta”, deklaroi Ericson, përcjell Lajmi.net.

Zeneli 21 vjeçar që luan për Herenvenin në Holandë, bëhet futbollisti i radhës që pranon të luaj për Kosovën, pas Milot Rashicës, Alban Mehës, Herolind Shalës, Sinan Bytyqit e Amir Rrahmanit.

zns

Temat
SportVend

Të afërta