Nga spitali i lajmëruan gabimisht se babai i tyre kishte vdekur – e ata morën me vete edhe hoxhën!

Çfarë ndodh kur ju kontaktojnë nga spitali për t’ju informuar se një anëtar i familjes tuaj ka vdekur, dhe kur shkoni ju aty, ai gjendet i ulur në shtrat dhe ju pyet “si je?”?

Në këtë pyetje, janë përgjigjur të afërmit e Sinan Meshkiç, të cilët pas njoftimit të trishtuar për vdekjen e tij u nisën për të marrë trupin, por janë ballafaquar me një skenë “tronditëse”, përcjell Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në një spital në Bosnjën Qendrore ku Sinani trajtohej për sëmundje të mëlçisë.

Vajza e tij Aldijana kishte marrë një telefonatë.

“Kur kam marrë telefonatën që ai kishte vdekur bota mu shemb. Ky është babai im”, ka treguar Aldijana.

Menjëherë pas marrjes së lajmit të trishtuar, ata e panë të nevojshme për të marrë certifikatën e vdekjes dhe kishin ftuar hoxhën për të shkuar me ta, përcjell Telegrafi.

Por, kur dhëndri i tij, Haris Memic erdhi në spital për të kompletuar procesin e largimit të kufomës, e kishte parë vjehrrin të ulur në krevat dhe duke shikuar kah dera e dhomës.

“Më lëshuan këmbët”, ka rrëfyer Haris duke shtuar se nuk u besonte syve të tij.

Dhe sipas tij, drama e vërtetë filloi vetëm pasi Haris ftoi vjehrrën dhe gruan e tij për t’ju thënë se në fakt Sinani është gjallë.

“Ato janë shokuar. Mendonim se dikush po luante me ne”, ka treguar Haris.

Drejtori i spitalit Rifat Merdiq ka shpjeguar se ata në fakt kishin ngatërruar numrat e kontaktit e dy pacientëve të ndryshëm.

Temat
Lajme

Të afërta