Apple do të sjellë tre iPhone më 2017 – njëri prej tyre do të ketë ekran të lakuar Apple do të sjellë tre iPhone më 2017 – njëri prej tyre do të ketë ekran të lakuar

Tashmë kemi dëgjuar shumë thashetheme se iPhone i 2017’s do të vijë me ekran të lakuar, por raporte të reja tani sugjerojnë se ky do të jetë vetëm një prej tre modeleve që Apple do të sjellë vitin e ardhshëm.

Sipas gazetës japoneze Nikkei, iPhone i vitit të ardhshëm nuk do të ketë një ekran mbi tërë sipërfaqen e tij, siç është thënë më parë, por në vend të tij do të vijë një model 5.5-inçësh ose më i madh, me ekran OLED, të lakuar anash, sikurse Samsung Galaxy S7 Edge apo Note 7, transmeton Gazeta Express.

Samsung pritet të jetë furnizuesi kryesor i Apple’it për këto ekrane, por ka dyshime nëse gjiganti jugkorean mund të prodhojë ekrane të lakuara edhe për Apple’in, edhe për pajisjet e veta. Ndërkaq, furnzuesi shumëvjeçar i Apple’it, Foxconn, ka nisur të shtojë prodhimin e xhamave të lakuar dhe ekraneve OLED për të siguruar porosi nga Apple.

Ekrani i lakuar do të mundësonte funksionalitete të shtuara anash, por arsyeja kryesore pse Apple thuhet të jetë e interesuar në të është fakti se ai i mundëson pajisjes të ketë ekran të madh në trup të vogël, transmeton Gazeta Express.

Për krahasim, Note 7 me ekran 5.7-inçësh është dukshëm më i vogël se iPhone 6s Plus, me ekran 5.5-inçësh. Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se iPhone i 2017’s do të ketë ekran 5.8-inçësh, me trup pothuajse po aq të madh sa 6s Plus aktual.

Ky model i ri me ekran të lakuar i iPhone’it do të vinte përkrah dy modeleve të tjera me ekran të rrafshët LCD, prej 4.7 dhe 5.5-inçësh.

Temat
Teknologji

Të afërta