Mourinho i kërkon Balotellit të largohet nga Liverpooli, ia propozon këto dy skuadra të vogla

Jose Mourinho e ka këshilluar Mario Balotellin që të largohet sa më parë nga Liverpooli.

Portugezi që ka punuar me sulmuesin italian te Interi, i ka kërkuar që të largohet nga Liverpooli, duke ia propozuar edhe dy skuadra për transferim.

Sipas The Sun, Jose Mourinho i ka kërkuar Balotellit që të shikojë mundësitë që të transferohet te Wolves në ligën e parë apo te Port Vale në ligën e dytë angleze, për të shpëtuar karrierën, përcjell Lajmi.net.

Balotelli tashmë e ka të qartë se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jurgen Klopp, por më e keqja për të, është se asnjë skuadër e njohur nuk po shpreh interesim për shërbimet e tij, pas formës jo të mirë që ka shfaqur në sezonet e fundit.

Temat
BotëSport

Të afërta