Majlinda Kelmendi e bëri Biden-in të ndjehet si gjysh hero

Në konferencën për media, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka falënderuar qeveritarët që kanë mundësuar takimin e tij me fituesen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Ai tha se me këtë ai është ndjerë si një hero para nipërave të tij. “Më keni bërë të ndjehem si hero para nipërave të mi, kur sollët Majlinda Kelmendin në aeroport të Prishtinës të takohet me mua”, thotë Biden.

Zv.presidenti amerikan para pak çastesh ka zhvilluar një takim me kryeministrin Mustafa si dhe presidentin e vendit Hashim Thaçi, ndëkohë që ka kërkuar që të luftohet korrupsioni dhe të kryhet çështja e Asociacionit.

biden-650x358

Temat
SportVend

Të afërta