Mario Balotelli është takuar me menaxherin e ri të Manchester Unitedit, Jose Mourinho duke kërkuar këshilla nga portugezi në ringjalljen e karrierës së tij.
Mario Balotelli kërkon ndihmë nga Jose Mourinho.
Sulmuesi i izoluar nga Liverpool është takuar me menaxherin e ri të Manchester Unitedit nga i cili ka kërkuar këshilla për t’i dhënë fund periudhës së errët në karrierën e tij, raportojnë mediat britanike.
Balotelli është në kërkim të një skuadre të re pasi është njoftuar nga menaxheri i “Reds”, Jurgen Klopp se nuk do të ketë hapësirë për lojë në Anfield, përcjell “Lajmi.net”.
Andaj, 26-vjeçari ka kërkuar këshillë nga ish trajneri i tij nga Inter, derisa kërkon të ringjall karrierën e tij.