Ja çfarë i dhuroi Joe Biden, Majlinda Kelmendit? (Foto)

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, bashkëshortja e tij, Jill Biden, nipi dhe mbesa kanë arritur sonte në Kosovë.

Në Aeroportin “Adem Jashari”, familja Biden u pritën nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me bashkëshorten Lumnijen, ambasadori amerikan Greg Delaëie, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, si dhe kampionia e olimpike në xhudo, Majlinda Kelmend.

Ajo që e bëri të veçantë këtë pritje është kërkesa e Bidenit që aty të jetë e pranishme edhe Majlinda, të cilën ai e nderoi edhe me një dhuratë, raporton lajmi.net.

Por çfarë ishte ajo dhuratë? Lajmi.net merr vesh se Biden i ka dhuruar Majlindës stemën e zëvendëspresidentit të Amerikës, stemë kjo që nderohen personalitetet e shquara në mbarë botën.

stema-majlinda

Temat
LajmeVend

Të afërta