Ferdonija, filmi dhe nëna që të gjithë i bëri me lot

Vetëm sëmundje, dhe dhimbje në shpirt, i kanë mbetur një nëne kosovare që jeton e vetme, meqë burrin dhe katër djemtë nuk i ka më. Disa ia vranë e disa nga ta ende janë të zhdukur.

Kjo është Ferdonija, një nga nënat në Kosovë e cila përveç krejt të tjerash ka probleme edhe me pronën, vëllezërit e burrit sikur po pretendojnë se kanë të drejtë mbi pronën e saj.

Të zhdukurit, dhimbja e familjarëve, problemet me pronën, e shumëçka tjetër janë përmbledhur në filmin “Ferdonija” që është shfaqur në edicionin e XV të festivalit të filmit dokumentarë dhe të shkurtër DokuFest.

I gjatë 30 minuta, ai paraqet saktë gjendjen në Kosovë edhe 17 vjet pas luftës së fundit.

Regjisorët Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti thonë se edhe për ta ka qenë shumë e vështirë edhe si temë por edhe si realizim.

Në natën e shfaqjes së filmit të gjithë u panë me lot, e si rrallëherë, vet personazhi, Ferdonija ishte e pranishme, raporton lajmi.net

Të gjithë u ngritën në këmbë në respekt për forcën që ajo gjen për jetën, teksa në film shfaqet se si te varri ju fletë secilit mashkull të familjes së saj, si ju tregon dy prej djemve se gratë e tyre tashmë janë martuar dhe se kjo është e lumtur për atë gjë.

“Ky film besoj se do të ndikojë shumë kur të dalë jashtë Kosovës, pasi që besoj se të gjithë atëherë do ta kuptojnë dhimbjen në të cilën ne kemi kaluar e kalojmë”, tha Ferdonije Qerkezi.

“Ka qenë goxha vështirë me u përballë me këtë rrëfim për shkak se edhe unë kam pasur trauma të luftës, por në këtë rast veç kalohet sepse koha që kemi kaluar me zonjën Ferdonije më ka ndihmuar që edhe dhimbjen time në njëfarë mënyrë ta harroj”, shpjegoi Gazmend Bajri.

Filmi është në garën kombëtare.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....