Tenistja Serena Williams eleminohet nga Rio 2016!

Fituesja e turneut të Wimbledonit Serena Williams është eliminuar nga Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

Tenistja amerikane, e cila e mbante medaljen e artë nga olimpiada e Londrës 2012, është eliminuar nga tenistja ukrainase, Elina Svitolina.

Numri një i botës u mposht 6:4 dhe 6:3 nga 21 vjeçarja e cila është e 20’ta në listën e lojtareve më të mira në botë.

Svitolina do të luajë në gjysmëfinale me tenisten çeke, Petra Kvitova, e cila ka fituar dy herë turneun e njohur, Wimbledon.

Temat
BotëSport

Të afërta