E zbulon Kuka, ja si i kërkoi Nora Gjakovës të anulonte pjesëmarrjen në Olimpiadë

Driton Kuka i ka kërkuar Nora Gjakovës anulimin e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike të Rios.

Trajneri i xhudistes ka bërë të ditur në Facebook se i ka kërkuar Norës të anulonte pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, si pasojë e një lëndimi që vuante 23 vjeçarja.

Kuka tutje shton se i ka bërë një premtim Nora Gjakovës, se do të punojë me të deri në Lojërat Olimpike të Tokios, dhe pse më më dëshirë do të pensionohej.

“Nora është ajo që sot përkundër mendimit tim që ndoshta do ishte më mirë të anulonte pjesëmarrjen ne Olimpiadë,deshi të garoj luftoj aq sa mundi fitoj një luftë mandej humbi nga rumunja të cilen e kishte mposht vitin e kaluar në Baku,por dy muaj pa stërvitje adekuate megjithatë ishin pengesë drejt medaljes!

I premtova Nores që do punoj me të deri në Tokio edhe pse do doja të dal në pension …”, ka shkruar Kuka në Facebook, përcjell Lajmi.net.

Temat
Sport

Të afërta